Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me drejtoreshën e organizatës “Jeta Vita”, Nafije Latifi, vizituan të mërkurën Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, presidentja Osmani dhuroi proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri, si shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me to. Ky gjest synon të fuqizojë gratë që përballen me këtë sëmundje dhe të theksojë rëndësinë e kujdesit ndaj tyre.
Për shkak të ndjeshmërisë së rasteve, mediat nuk janë lejuar të marrin pamje nga brenda Klinikës. Pas përfundimit të vizitës, presidentja Osmani pritet të japë një deklaratë për media./Katror.info