Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është e nderuar të marrë pjesë në Sesionin e 71-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Lubjanë të Sllovenisë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shpërndarë një video nga ngjarja, ku shihet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
“Asambleja Parlamentare e NATO-s është një platformë e rëndësishme për bashkëpunim ndërmjet vendeve anëtare dhe partnere të Aleancës, ndaj është nder i veçantë të përfaqësojmë Kosovën në këtë forum”, ka shkruar ajo.
Sllovenia po pret Sesionin e 71-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila mbledh parlamentarë nga shtetet anëtare dhe përfaqësues të partnerëve të Aleancës për të diskutuar çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit euroatlantik./Katror.info