Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se formimi i Qeverisë duhet të ndodhë sa më shpejt, për të mundësuar avancimin e reformave dhe miratimin e buxhetit të përgjithshëm. Ajo ka thënë se tani gjithçka varet nga vullneti politik i partive dhe shprehu shpresën që ato të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
“Tani kemi konstituar Kuvendin dhe kam mandatuar kryeministrin në detyrë, i nominuar nga partia e parë. Negociatat për koalicione bëhen vetëm nga partitë politike, dhe unë nuk mund të ndërhyj në to. Shpresoj shumë që të kemi qeveri sa më parë, sepse sa më shpejt të kemi qeveri me mandate kushtetuese, aq më shpejt mund të avancojmë reforma, të miratojmë buxhetin dhe vendime të tjera të rëndësishme,” ka thënë Osmani./Katror.info