Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Kroacinë me rastin e Ditës së Shtetësisë përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve.
“Gëzuar Ditën e Shtetësisë popullit kroat!” shkruan Osmani, duke shtuar se “Kosova dhe Kroacia i bashkon një miqësi e thellë, vlera të përbashkëta dhe një përkushtim i palëkundur ndaj lirisë, demokracisë dhe paqes.”
Ajo shpreh falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës. “Në çdo kapitull të rrugëtimit tonë, Kroacia ka qëndruar përkrah Kosovës, dhe për këtë, mirënjohja jonë është e thellë”, shkruan e para e vendit.
Presidentja Osmani përfundon postimin me shpresën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. “Jam e bindur se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet edhe më tej në vitet që vijnë”, shkruan ajo./Katror.info