Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Takimi po zhvillohet në objektin presidencial, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Pas këtij takimi, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi mes tyre do të mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës, dhe jo në zyrat e Qeverisë.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse pas këtyre takimeve do të mbahet ndonjë konferencë për media./Katror.info