Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj.
Ky takim u realizua në kuadër të konsultimeve politike që Presidentja po zhvillon me subjektet politike lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas këkesës së pranuar nga Nisma Soicaldemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z. Fatmir Limaj”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për të siguruar një rrjedhë të qetë dhe kushtetuese të krijimit të institucioneve. Takimet po zhvillohen me qëllim të dakordimit për hapat e mëtejmë institucionalë. /Katror.info
Përgatiti:
