katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    As në tentimin e 30-të nuk ka konstituim të Kuvendit
    41 minutes ago
    Bizneset protestojnë, kërkojnë një vit shtesë për liberalizimin e tregut energjetik
    51 minutes ago
    KQZ mblidhet sot për të miratuar planin e aktiviteteve për Zgjedhjet Lokale 2025
    2 hours ago
    Parashikimi i motit: Çka na pret sot?
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filloi regjistrimi falas në bibliotekën “Hivzi Sulejmani”
    39 minutes ago
    Kosova mirëpret Konferencën për Bujqësinë Organike
    1 hour ago
    Filharmonia e Kosovës mban sot koncert në ‘EXPO2025’ në Japoni
    2 hours ago
    Rritje e ndjeshme e turizmit në Kosovë gjatë prillit 2025
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër
    1 hour ago
    OpenAI dyfishon të ardhurat vjetore, arrin 10 miliardë dollarë
    2 hours ago
    Shkodra Elektronike hap edicionin e 13 të FemArt
    3 hours ago
    Teatri i Mitrovicës u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Rumani
    15 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    2 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    6 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    6 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    6 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    6 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    7 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    7 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: P.J. Harvey, zëri i muzikës për realitetin e Kosovës, Afganistanit dhe Washingtonit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

P.J. Harvey, zëri i muzikës për realitetin e Kosovës, Afganistanit dhe Washingtonit

Last updated: 28/04/2024 10:21 AM
189 Shikime
Shpërndaje
P.J. Harvey | Foto: Getty Images

Polly Jean Harvey ka gdhendur një rrugë unike, të dredhur në kulturën pop në 35 vitet e fundit. Si artiste, ajo vazhdon të befasojë fansat e saj, më pak duke e rikrijuar veten me çdo projekt e më shumë duke nxitur vazhdimisht talentet e saj të shumta.

Nga lulëzimi i albumit debutues “Dry” (E Thatë) te krijimi i shkëlqyer metropolitan “Stories From The City, Stories From The Sea” (Tregimet nga qyteti, tregime nga deti), deri te albumi i fundit nga viti 2023 “I Inside the Old Year Dying” (Unë brenda vitit të vjetër duke vdekur) në mishërimin e saj si poete-vëzhguese e të dëbuarve, Harvey është në një ligë artistike e cila është e gjitha e saj.

Thjesht për disa krijues vetëm muzika është këmishë shumë e ngushtë për t’u veshur vetëm me të.

Mundesh me e lexu edhe…

As në tentimin e 30-të nuk ka konstituim të Kuvendit

P.J. Harvey është një eksperimentuese e patrembur dhe bashkëpunëtore e shpeshtë – edhe jashtë muzikës. Përveç mikut të vjetër John Parish, me të cilin ka shkruar dy albume, ajo ka punuar me Nick Cave (lidhja e tyre besohet se ka frymëzuar një grup këngësh në albumin e Cave të harlisur The Boatman’s Call), Marianne Faithfull, Tricky dhe producentët Flood dhe Steve Albini.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, që në fillim ajo ka mbajtur kontrollin e prodhimit të saj, duke punuar vetëm me njerëzit që e frymëzojnë atë. Kontrata e saj e parë thuhet se ishte shkruar për të lejuar kontrollin e saj të plotë artistik dhe se askush tjetër nuk mund të vë gisht në punën e saj. Diskografia e saj e ashpër individuale dëshmon se ajo e ka ruajtur atë kontroll që atëherë.

Pa dyshim, Kosovën tani më e kanë vizituar shumë këngëtare me famë botërore, ndër ta edhe Rita Ora, Dua Lipa dhe shumë performues me famë botërore në festivalin “Sunny Hill”. Megjithatë, për të thënë artist i kategorisë së “rëndë” që e ka vizituar Kosovën mund të thuhet vetëm për P.J Harvey.

Ajo erdhi në Kosovë, e pa atë, kontribuoi në Dokufest, mësoi për Kosovën dhe u inspirua për projekte të mëvonshme. Arriti edhe të shkruante poezi dhe të recitonte një poezi të shkurtër për një rrugë të Prizrenit me lisa në skaj, e cila nuk ekziston më. P.J Harvey tani më e njeh Kosovën por Kosova nuk e njeh ende sa duhet atë.

Më 2011 P.J. Harvey bashkë me Seamus Murphy, regjisor dhe fotograf irlandez nga zonat e luftës i vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare ishin pjesëmarrës në Dokufestin e Prizrenit me një projekt të përbashkët. Murphy pat udhëtuar 5000 milje rreth Anglisë për të krijuar 12 filma të frymëzuar dhe zhvilluar nga temat në albumin e atëhershëm të Harvey-t, “Let England Shake” (Le të shkundet Anglia), fituese e çmimit prestigjioz Mercury për vitin 2011 në të cilin ajo kritikoi me aftësi elegante përfshirjen e vendlindjes së saj në luftërat e huaja.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çdo film është një kombinim i imazheve të palëvizshme dhe lëvizëse, të realizuara në mënyrën e reportazhit fotografik klasik, që regjistron situata reale dhe spontane për të dokumentuar Anglinë dhe anglezët.

Performanca ishte e veçantë në ekranin e madh, të projektuar në mes të Prizrenit, muzika nga albumi i P.J Harvey tretej me muzikën pop të lokalit vendas, për të krijuar një moment të veçantë së bashku me macen që po ndiqte një mi nën ekranin e kinemasë.

P.j. Harvey, the wheel (2016)

Pas kësaj përvoje 5 vite më vonë lind “The Hope Six Demolition Project”, një album me një histori mjaft interesante që përfshin Harvey-n duke udhëtuar në Afganistan, Kosovë dhe pjesët më të zymta të Uashington DC në shoqërinë e Seamus Murphy, duke regjistruar efektet e luftës dhe varfërisë. Udhëtimet në terren më vonë sjellin një libër me poezi dhe fotografi të quajtur “The Hollow of the Hand” (Zgavra e dorës).

P.J. Harvey dhe Seamus Murphy, krijuan një bashkëpunim unik. Duke kërkuar përvojën e dorës së parë të vendeve për të cilat donte të shkruante, Harvey shoqëroi Murphyn në disa nga udhëtimet e tij të raportimit në mbarë botën, Harvey mblodhi fjalë, Murphy mblodhi imazhe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dhe më vonë në të kthyer në Angli fjalët u bënë poezi e mandej këngë, të cilat përfundojnë në një album, i cili realizohet në një eksperiment të paparë arti në Somerset House në Londër. Murphy e dokumenton ekskluzivisht eksperimentin me të njëjtin vizion të cilin e kishte gjatë udhëtimeve të tyre.

Duke kapur momentin e takimeve të tyre me njerëzit dhe vendet që vizituan, Murphy tregon njerëzimin në zemër të veprës, duke gjurmuar burimet e këngëve, metamorfozën e tyre të veçantë në muzikën e komponuar. I tillë ishte edhe realizimi i albumit.

PJ Harvey në Kosovë | Foto: Vevo

Albumi u krijua në sesione të hapura për publikun si pjesë e një instalacioni artistik të quajtur “Recording On Progres” (Incizimi në Progres). Seancat ishin dyzet e pesë minuta secila dhe zgjatën për një muaj, duke filluar më 16 janar  dhe duke përfunduar më 14 shkurt 2015. Shikuesit mund ta shihnin Harvey-n duke krijuar albumin përmes xhamit të njëanshëm me ekipin e muzicientëve dhe producentët Flood dhe John Parish.

Telefonat celularë dhe pajisjet me sistem regjistrimi u konfiskuan para hyrjes dhe shikuesit u çuan në një dhomë në nivelin e bodrumit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi bredh me tema mes Washington DC-së “Medicinals” (Ilaqet), “Near the Memorials to Vietnam and Lincoln” (Pranë Përkujtimoreve në Vietnam dhe Lincoln), Kosovës (“Chain of Keys” (Zinxhiri i çelësave), “The Wheel” (Rrota) dhe Afganistanit (“The Orange Monkey,” (Majmuni portokalli) “The Ministry of Social Affairs” (Ministria e Çështjeve Sociale) dhe “Dollar, Dollar”.

Harvey është e tmerruar nga ajo që sheh, nga pamjet të tmerrshme në mjedis urban të pazhvilluar dhe ekonomikisht të dëshpëruar që rrethon menjëherë selinë e DHUD-së “Department of Housing and Urban Development” (Departamenti i Strehimit dhe Zhvillimit Urban në Uashington D.C), mamndej nga të amputuarit dhe “një milion lypës” në Afganistan, dhe efektet e luftës dhe zhvendosjes së popullatës në Kosovë. Video “The Wheel” përbëhet kryesisht nga pamjet e Kosovës së pasluftës të cilat i kanë regjistruar Harvey dhe Murphy gjatë udhëtimit të tyre në Kosovë.

Njëmbëdhjetë këngët trajtojnë vrasjen dhe dëshpërimin, apokaliptiken dhe të përditshmen në të njëjtën kohë. Udhëtimet në Kosovë, Afganistan, kampet e refugjatëve në Ballkan dhe lagjet e varfra të Uashington D.C. frymëzuan shkrimin e këngëve. Në këngën “Community Of Hope” (Komuniteti i Shpresës) ajo fokusohet në anët e errëta të jetës në kryeqytetin amerikan. Në “Dollar Dollar”, në sfond dëgjohen zërat e fëmijëve që lypin, për të cilët këndohet edhe në tekst. Dhe me ritmin e saj mbytës, kënga “The Ministry of Social Defence” (Ministria e Çështjeve Sociale) të kujton këngët e vjetra punëtore.

P.J. Harvey, Minsitry of Social Affairs

P.J Harve është kritikuar rreptë nga media  dhe politikanë lokalë në Washington për qasjen e saj ndaj problemit të zhvendosjes urbane atje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Këngët janë rrëfime të dëshmitarëve okularë nga rajonet e krizës; PJ Harvey  nuk vizitoi vetëm vendet në periferi të rajoneve të luftës, por edhe në epiqendrën e fuqisë së Shteteve të Bashkuara. Ajo i regjistroi vëzhgimet e saj në tekste të shkurtra, Ato janë cinike dhe në të njëjtën kohë tejet politike, tekstet shoqërohen me peizazhe muzikore dramatike dhe herë-herë me ironi. Titulli i albumit është gjithashtu politik: “The Hope Six Demolition Project” është emëruar sipas një plani të Departamentit Amerikan të Strehimit dhe Zhvillimit Urban sipas të cilit shumë lagje të varfra demolohen dhe shndërrohen në lagje luksoze ku banorët e mëparshëm nuk mund të jetojnë por duhet të zhvendosen në periferi tjera të qytetit.

Megjithëse këngët në album i ngjajnë raporteve për Kombet e Bashkuara, Harvey e ruan statusin e saj si një kompozitore magjepsëse zotëruese e një prej zërave më depërtues në muzikë.

Por, rezultati i eksperiencës e P.J Harvey me Kosovën nuk përfundon vetëm me këtë album, librin e poezive dhe video dokumentarët. Në dhjetor të 2016 BBC Radio 4 pati porositur një dramë me pesë pjesë të frymëzuar nga shënimet kosovare të P.J.Harvey.

“On Kosovo Field” (Në Fushën e Kosovës) është një dramë e shkruar nga Fin Kennedy. Frymëzimi dhe pika e fillimit për dramën erdhi nga udhëtimi i P.J. Harvey në Kosovë, poezitë, tekstet dhe demot e këngëve të saj kosovare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Mitrovicë, korrik 1999, Foto: Seamus Murphy

Kennedy dhe producentja Nadia Molinari udhëtuan gjithashtu në Kosovë, ku ata rishikuan disa nga hapat e Harvey-t dhe gjithashtu kaluan kohë duke biseduar me gazetarë, politikanë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut që aktualisht punojnë për zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin në Kosovë.

“Në Fushën e Kosovës” është kërkimi i një identiteti përmes një udhëtimi në të kaluarën nëpër një trashëgimi të humbur. Dy personazhet qendrore janë vëlla e motër me origjinë kosovare, Rebeka (e luajtur nga Michelle Keegan) dhe vëllai i saj më i vogël Dardan (i luajtur nga Nico Mirallegro) të cilët u sollën në Mançester si të mitur të pashoqëruar nën një program të veçantë evakuimi gjatë konfliktit në vitin 1999. Tani të rritur, kthehen në Kosovë pasi zbulohet një varr masiv afër fshatit të tyre të lindjes.

Ata zbulojnë një komb të ri që përpiqet të krijojë një rrugë për shpresë dhe pajtim dhe kuptojnë se edhe ata duhet të udhëtojnë në të kaluarën e tyre për të ecur përpara. Ata mbajnë një sërë çelësash, që u janë dhënë nga një fqinj përpara se të largohen, duke u ofruar mundësinë për të zhbllokuar shtëpinë dhe, bashkë me të, kujtimet e tyre. Ata janë të detyruar të përballen me të vërtetën e dhimbshme të asaj që ndodhi me prindërit e tyre.

Shkrimtari Fin Kennedy pat thënë se, cikli i luajtjes si ide e merr frymëzimin e tij edhe nga ciklet tradicionale të këngëve të rajonit Shqipëri/Kosovë. Në fund të ciklit kuptojmë se vëllai dhe motra janë një metaforë për vetë Kosovën, shtetin më të ri në Evropë, në kërkim të mprehtë për një identitet pas shekujsh konfliktesh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Polly Jean Harvey e lindur më 9 tetor 1969 këngëtare, kantautore, multi instrumentaliste, shkrimtare dhe dokumentariste angleze, filloi karrierën e saj në 1988 kur iu bashkua grupit lokal Automatic Dlamini si vokaliste, kitariste dhe saksofoniste. Frontmeni i grupit, John Parish, u bë bashkëpunëtor i saj afatgjatë. Në vitin 1991, ajo formoi një treshe të quajtur PJ Harvey dhe më pas filloi karrierën e saj si PJ Harvey. Treshja lëshoi ​​dy albume të quajtura “Dry” (E Thatë) dhe “Rid of Me” (Më heq qafe) përpara se të shpërbëhej, dhe Harvey vazhdoi si artiste solo. Që nga viti 1995, ajo ka lëshuar dhjetë albume.

PJ Harvey — Rid of Me studio footage (1993)

P.J Harvey është njëra ndër artistët më të vlerësuar në 3 dekadat e fundit. Është e vetmja artiste që ka fituar çmimin prestigjioz Mercury dy herë. Ajo gjithashtu ka fituar tetë nominime për çmimin Brit, tetë nominime për çmimin Grammy dhe dy nominime të tjera për çmimin Mercury.

Rolling Stone i dha asaj tre vlerësime: Artistja e re më e mirë e vitit 1992 dhe këngëtarja më e mirë, kantautore dhe artistja e vitit 1995. Rolling Stone gjithashtu renditi “Rid of Me”, “To Bring You My Love”, dhe “Stories from the City, Stories from the Sea” në listën e 500 albumeve më të mëdha të të gjitha kohëve. Në vitin 2011, ajo u shpërblye për Kontributin e Jashtëm në Muzikë në NME Awards. Më 2013, ajo u emërua Anëtare e Urdhrit të Perandorisë Britanike (MBE) për shërbimet në muzikë./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:BrittDokuFestGrammyKosovemuzikeP.J. HarveypeopleRolling StonetopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kori ‘Siparantum’ zë vendin e parë në ‘European Festival for Young People’
Artikulli i ardhshëm Baleti Kombëtar me audicion të fëmijëve për premierën ‘Peter Pan’

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër

5 Shikime
People

OpenAI dyfishon të ardhurat vjetore, arrin 10 miliardë dollarë

3 Shikime
People

Shkodra Elektronike hap edicionin e 13 të FemArt

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?