katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KFOR zhvillon trajnim mjekësor për kujdes ndaj qenve K9
    4 hours ago
    Ambasadorët e BE-së dhe Gjermanisë diskutojnë për zhvillimet në Kosovë
    5 hours ago
    Galeria e Arteve në Prishtinë rikthehet pas dy dekadash
    5 hours ago
    Mulliri tradicional në Jasenovik rikthehet në funksion pas restaurimit
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filmi “ERA”- një kujtesë e fuqishme për vitet e ’90-ta në Kosovë
    3 hours ago
    E filluan me 3 kavanozë turshi, sot furnizojnë 30 pika të shitjes
    6 hours ago
    BQK nënshkruan Letrën e Qëllimit për projektin rajonal të pagesave të shpejta
    6 hours ago
    Osmani: Kosova po udhëheq në skenën globale të inovacionit dhe teknologjisë
    6 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë
    6 hours ago
    Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”
    7 hours ago
    Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame
    1 day ago
    Më 21 Tetor, Opera e Kosovës sjell në skenë ‘María de Buenos Aires’ të Astor Piazzolla-s
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    1 week ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    1 week ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 week ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    1 week ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    2 days ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    2 days ago
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    3 days ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pa ata, rock-u nuk ka trashëgimtarë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Pa ata, rock-u nuk ka trashëgimtarë

Last updated: 06/12/2024 9:05 PM
330 Shikime
Shpërndaje
FOTO: UNSPLASH

“Kur të mbush 33 vjeç, do të dal në pension. Nuk mund të jesh një yll rocku gjatë gjithë jetës tënde”, thoshte Mick Jagger, në mënyrë sfiduese, në fillim të viteve shtatëdhjetë. Një auto-profeci që duhej të ishte realizuar në vitin 1976, por gjërat shkuan ndryshe, ashtu si për Who e Roger Daltrey dhe Pete Townshend, të cilët në himnin e tyre rebel të vitit 1965, My Generation, thërrisnin: “Shpresoj të vdes para se të plakem.

“Është më mirë të digjesh se sa të venitesh ngadalë” këndonte më vonë Neil Young në këngën e famshme Hey Hey, My My (Into the black), por më pas, megjithëse me disa pauza për shkak të problemeve shëndetësore, në moshën 80-vjeçare, ai ende vazhdon e udhëton në shoqërinë e kitarës elektrike.

Ata shkruajnë këngë të reja, bëjnë disqe, hipin në aeroplan dhe shkojnë në turne, ndërsa ende argëtohen, duke sfiduar kohën, abuzimet e së kaluarës dhe ligjet e fizikës (sprintet dhe kërcimet e Mick Jaggerit në skenë në moshën 81-vjeçare nuk kanë të ngjashme). Ata janë të guximshmit e rock and roll-it, një klub ekskluziv i shtatëdhjetëvjeçarëve dhe tetëdhjetëvjeçarëve që ende mbushin arena, stadiume dhe teatro, shkruan Bota.al.

Mundesh me e lexu edhe…

Dhe jo vetëm për para, sepse sigurisht që ato nuk u mungojnë. Në ato fytyra të shenjuara pashmangshmërisht nga rrudhat është historia e rock-ut, një zhanër që këtë vit mbush të shtatëdhjetat dhe mbi të ardhmen e të cilit hidhen shumë hije.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas AC/DC që mbledh njëqind mijë spektatorë për koncert, pas David Gilmour që mbushi plot gjashtë herë Circus Maximus në Romë dhe katër herë Madison Square Garden në Nju Jork, pas Bob Dylan (83 vjeç) që mban vazhdimisht koncerte në çdo cep të globit ose Guns N’ Roses që mblodhën turma të mëdha me hitet e tyre të publikuara në vitet Tetëdhjetë dhe Nëntëdhjetë, ekziston një nga levat më të fuqishme të tregut: nostalgjia.

Gjë që përkthehet në dëshirën për të dëgjuar Paul McCartney-n të këndojë edhe një herë Hey Jude, për të shijuar një copëz të Led Zeppelin në shfaqjet e jashtëzakonshme solo të Robert Plant ose për të ringjallur plotësisht emocionet e The Wall nëpërmjet Roger Waters. Skena e sotme e rock-ut paraqet një panteon përbindëshash të shenjtë, dëshmitarë të epokës së artë të një mënyre për të bërë art: ata janë muzikë klasike e destinuar të mbetet përgjithmonë.

Foto: CNN

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gjeneratat e reja, grupe që kanë një ndjekje jo vetëm të zbehtë, por që nuk ka forcën dhe kreativitetin e atyre që ishin para tyre. Nuk ka Rolling Stones të ri, por as Metallica, Deep Purple, U2, apo ndonjë të afërt me David Bowie dhe Lou Reed.

Për shumë arsye. E para është se ka mungesë nxitjeje nga publiku më i ri, i cili sot tërhiqet kryesisht nga tingujt e muzikës pop, kërcimi dhe sharmi i metrikës së repit dhe hip hopit. Zhanret, këto të fundit, që jetojnë më shumë me rima dhe fjalë sesa me muzikë, ndaj djali që i bie kitarës është “më pak i lezetshëm” se ai që bën diss.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pastaj është faktori kohë: ndërtimi i karrierës së një grupi ose një artisti rock kërkon muaj, vite, javë provash dhe studio regjistrimi. Këto kosto janë pothuajse të papajtueshme me modelin e sotëm të biznesit. Sot duhet një single që funksionon menjëherë, që ka ndikim në mediat sociale. Pas të gjithë emrave klasikë që përmendëm, ekziston një alternim i dështimeve dhe sukseseve globale, i përpjekjeve të dështuara dhe intuitave të shpejta.

Kur Rolling Stones u përpoqën të imitonin Beatles, duke regjistruar një album jashtëzakonisht eksperimental të bazuar në psikideli, beats, mellotron dhe ide të çuditshme etnike, ata u përplasën me një nga lëvizjet më fatkeqe të karrierës së tyre. Ishte viti 1967, dhe pavarësisht Their Satanic Majesties Request, ata janë ende në qarkullim. Nëse do t’i ndodhte një grupi sot, do të ishte fundi i gjithçkaje.

Krahasuar me të tashmen ekziston përjashtimi i Måneskin: nga koncertet në rrugët e Romës, te X Factor, te Sanremo, te shitjet në mbarë botën. Por është një përjashtim. Siç janë Muse, Linkin Park ose Arctic Monkeys. Në të kundërt, Radiohead, i lindur si një grup mjaft tradicional rock, por i aftë rekord pas rekordi për të shpikur një gjuhë të re muzikore, duke e projektuar veten përpara si askush tjetër. Një paraqitje e shkurtër e realitetit mbi të ardhmen e rrokut ofrohet nga nominimet shumë të fundit në kategorinë “Albumi më i mirë Rock” për çmimet Grammy 2025 Midis shtatë të nominuarve janë… Rolling Stones, Green Day (me 32 vjet karrierë), Pearl Jam (albumi i parë u publikua në 1991), Black Crowes (grupi u formua në Atlanta në 1984), kitaristi-kompozitor Jack White (49 vjeç) dhe, më në fund, Fontaines D.C. (rreth vitit 2014) dhe Idles (2009). Gjithçka e qartë.

Teknologjia ka ndryshuar muzikën, por edhe mënyrën se si ne e shijojmë atë. Artistët e “shkollës së vjetër” shtyheshin, promovoheshin, futeshin nëpër shtëpi e në veshët e publikut me punë të përpiktë, gati artizanale. Sot, muzika, me përjashtim të emrave të konsoliduar, tenton të jetë zhurma e dhjetëra mijëra këngëve të reja që pushtojnë platformat e transmetimit çdo javë: është shumë e ndërlikuar që një grup rock të shfaqet, të zgjidhet, të bëhet një pikë referrimi. Dhe jo vetëm sepse prapa janë hijet e gjigantëve të zhanrit.

“Dëshira për të qenë të famshëm ka zënë vendin e bukurisë, të madhështisë. Regjistrohen këngë për të shkuar në Tik Tok”, thotë Jimmy Iovine, një nga producentët më të rëndësishëm të muzikës të të gjitha kohërave (John Lennon, Bruce Springsteen, Patti Smith, Dire Straits, U2).

Prandaj, asgjë nuk është përgjithmonë, madje as rock and roll, i lindur shtatëdhjetë vjet më parë dhe i sjellë me forcë në krye të top-listave amerikane dhe angleze në vitin 1954 nga Rock Around the Clock, i regjistruar me nxitim nga Bill Haley & The Comets në Phythian Temple Studios në Nju Jork. Fillimisht ishte pjesa B e një kënge tjetër që u konsiderua shumë, shumë më e fortë, por që askush nuk e mori: Trembëdhjetë Gra (dhe vetëm një burrë në qytet). Pas disa muajsh, ajo anë B e kasetës u përfshi në titullin e hapjes së filmit “blackboard Jungle”. Dhe asgjë nuk ishte më si më parë. /Bota.al

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:green dayMuzikëPearl JamRock Around the ClockRoger DaltreyRolling StonesTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gout, 16 vjeçari më i shpejtë se Usain Bolt: shpejtësia e tij është e jashtëzakonshme
Artikulli i ardhshëm Vetëm 4 minuta aktivitet fizik në ditë për të jetuar më gjatë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë

9 Shikime
People

Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”

10 Shikime
People

Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?