Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës paraqitet kryesisht pa pritje të gjata mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 07:43 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në shumicën e pikave të kalimit kufitar pritjet për automjete dhe kamionë janë brenda intervalit 3 deri në 10 minuta dhe nuk ka kolona të raportuara.
Përjashtim bën pika kufitare te Dheu i Bardhë, ku në dalje për automjete është regjistruar pritje deri në 50 minuta, ndonëse pa kolona të gjata.
Gjendja e përgjithshme në disa nga pikat kryesore: Merdar, Vërmicë, Glloboqicë, Hani i Elezit, Kullë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq – pritje 3-5 minuta në të dy drejtimet, pa kolona.
Qytetarët që planifikojnë udhëtime ndërkufitare këshillohen të kontrollojnë informacionin në kohë reale për të shmangur vonesat e mundshme, veçanërisht në pikat më të ngarkuara si Dheu i Bardhë. /RTK/Katror.info