Ditën e Martë njerëzit në të gjithë Azinë paten rastin të shikonin momentin e zhdukjes së Hënës, gjë e cila nuk do përseritet për tre vjet.
Ky eklips hënor ishte i dukshëm në të gjithë Amerikën e Veriut në orët e para të agimit dhe në të gjithë Azinë, Australinë dhe pjesën tjetër të Paqësorit pas perëndimit të diellit.
Hëna që u shfaq kishte ngjyrë të kuqërremtë nga drita e perëndimit dhe lindjes së diellit të Tokës.
Sipas shkencëtarëve të NASA-s hëna ishte 390.653 kilometra larg në kulmin e eklipsit,
Është eklipsi i dytë total i Hënës këtë vit; i pari ishte në maj. I ardhshmi nuk do të jetë deri në vitin 2025.