Autoritetet doganore kanë parandaluar hyrjen e 7 mijë e 500 produkteve të falsifikuara në Kosovë. Dogana e Kosovës tha përmes një njoftimi se, gjatë një kontrolli të një ngarkese të paraqitur për import nëpërmjet Portit të Durrësit, zyrtarët doganorë kanë hasur mallra të dyshuara për shkelje të së drejtës së pronësisë intelektuale, shkruan Katror.info.
“Gjatë ekzaminimit, janë identifikuar gjithsej 7500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare”.
Bëhet fjalë për mbushës telefoni -1250 copë, koka mbushës telefoni – 5750 copë dhe kufje dhe dëgjuese me bluetooth – 500 copë.
“Mallrat kane përmbajtur dy paketime ku ne paketimin e jashtëm brendi i produktit nuk ishin te cekura, derisa pas hapjes vërehet se paketimi përmbante brende te falsifikuara”, thuhet në njoftim./Katror.info