Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, John Travolta, ka uruar kolegun e tij, aktorin Timothee Chalamet, pasi ky i fundit ka arritur brenda tetë muajsh t’i afrohet rekordit që pati arritur Travolta brenda një viti, duke arkëtuar 200 milionë dollarë në arkat filmike, raporton FoxNews.
Tani Chalamet ka thyer rekordin e Travoltas, pasi filmat e tij “Wonka” dhe “Dune 2” janë bërë po aq të suksesshëm bashkërisht brenda tetë muajsh duke grumbulluar 200 milionë dollarë në arkat filmike.
“Urime Timothee! Më pëlqen të kem dikë më të cilin mund të ndajë rekordin e arkave filmike. Sinqerisht, J.T.”, ka shkruar Travolta në Instagram.
Travolta pati arritur rekord në vitet 1977 dhe 1978 kur filmat në të cilët ai ka luajtur, “Saturday Night Live” dhe “Grece”, ishin njëkohësisht shumë të suksesshëm nëpër arkat filmike duke grumbulluar 200 milionë dollarë, përcjell koha.
Vitin e kaluar, Thimothee pati thënë se po ndjehet mirënjohës pasi emri i tij është bërë shumë i famshëm në Hollywood.
“Jam shumë mirënjohës. U zgjova në mëngjes duke u ndjerë shumë mirënjohës. Kjo është premiera e parë dhe më e madhe në Los Angeles, në të cilën marr pjesë, prandaj jam mirënjohës”, pati thënë Thimothee./Katror.info