Pas Real Madridit, edhe rivali Atletico Madrid është interesuar për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. Kështu kanë raportuar mediumet në Spanjë.
Te Atletico e shohin Muriqin si zëvendësues të Joa Felixit.
Sulmuesi 28-vjeçar ka shkëlqyer sezonin aktual duke shënuar tetë gola në 12 paraqitje në La Liga të Spanjës.
Ai me klubin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2027. Muriqi të shtunën fitoi epitetin e futbollistit më të mirë në Kosovë.
Për Kosovën ai ka shënuar 23 gola në 44 paraqitje.
Kujtojmë se ditë me parë Federata e Futbollit e Kosovës e mbnajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Laureatët e Vitit 2022, dhe Vedat Muriqi fitoi çmimin e futbollistit më të mirë në vitit 2022./Katror.info