Julia Roberts u bë aktore në vitet 1980 me paraqitjen e saj në filmin e nominuar për Oscar “Steel Magnolias”, por shpërthimi i saj i vërtetë në industrinë e filmit erdhi në vitin 1990, kur ajo luajti së bashku me Richard Gere në hitin e madh “Pretty Woman”, duke e kthyer atë në një yll të kinemasë botërore.
Ndër filmat e saj më të famshëm mund të përmendim “The Pelican Brief”, “My Best Friend’s Wedding”, “Runaëay Bride”, “Notting Hill”, “Eat, Pray, Love”, “Mona Lisa’s Smile” dhe “Erin Brokovich”. për të cilën ajo fitoi një Oscar.
Ajo është e martuar me Daniel Moder, me të cilin ka tre fëmijë. Julia Roberts ka një vlerë neto prej 250 milionë dollarësh, sipas Celebrity Net Worth, i cili gjithashtu pretendon se ajo fiton midis 20 dhe 40 milionë dollarë nga pagat e saj. Në vitin 2012, ajo siguroi për buzëqeshjen e saj për 30 milionë dollarë.
Julia Roberts ka disa prona të patundshme në mbarë globin. Në vitin 2003 ajo mori një pronë prej 6.4 milionë dollarësh në Malibu, buzë detit, e shkatërroi atë dhe ndërtoi një rezidencë miqësore me mjedisin me energji diellore, të cilën e dha me qira në vitin 2018, me një tarifë mujore prej 10 000 dollarë.
Prona tjetër e saj në Malibu u ble me një çmim prej 6.84 milionë dollarësh. Ajo gjithashtu ka një strehë në Taos, Nju-Meksiko, një rezidencë në Los Angeles dhe një apartament në Manhattan, që së bashku vlejnë mbi 36.5 milionë dollarë./Katror.info