Pearl Jam së bashku me disa qindra familjarë, miq, persona të industrisë e gazetarë, të mërkurën, dëgjuan këngë nga albumi i tyre i ardhshëm, dhe këngët treguan se ata po bëjnë gjithçka, përveçse po zbuten me moshën.
Këngëtari Eddie Vedder, 59 vjeç, kitaristi kryesor Mike McCready, 57 vjeç dhe basisti Jeff Ament, 60 vjeç, luajtën albumin për herë të parë për mysafirët e ftuar në “Troubadour”, klubi legjendar i zonës së Los Anxhelosit, ku Elton John dhe shumë të tjerë rokerë të “Hall of Fame”, së pari bënë emër.
“Ju të gjithë mblidheni si grup siç kemi bërë ne për 30 e më shumë vite dhe thoni: ‘Le ta provojmë përsëri’,” tha Vedder nga skena teksa prezantoi albumin, raporton AP.
“Pa hiperbolizim, mendoj se kjo është puna jonë më e mire”, shtoi tutje ai.
Albumi i punuar nga studioja, Republic Records, do të jetë albumi i 12-të në studio dhe i pari “Gigaton” që nga viti 2020 për anëtarët e bendit të cilët kanë luajtur së bashku për më shumë se tre dekada.
Titulli i albumit dhe këngët e tij, të regjistruara nga producenti Andrew Watt në studion Shangri-La të Rick Rubin në Malibu, Kaliforni, nuk janë bërë ende publike, as data e publikimit. Por muzikalisht, është gati për publikim./Katror.info