“Peja Jazz”, po vjen së shpejti me edicionin e katërt me një seri të koncerteve, njoftojnë organizatorët.
Ky edicion fillon nga data 16 deri më 20 nëntor 2023, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.
Ky event lindi si shpresë në kohën kur pandemia COVID-19 goditi skenën e kulturës gjithandej globit, për të vazhduar vit pas viti.
”Çka filloi si një tentim për të ngjallur shpresën në kohëra karantine, me qëllimin për të bashkuar
shpirtërisht njerëzit përmes muzikës, sot vazhdon si një prej ngjarjeve më të rëndësishme
kulturore në qytetin e Pejës. Bashkëpunimi mes Organizatës “Anibar” dhe Festivalit “Peja Jazz”
ka bërë që emra të mëdhenj dhe të përfolur të muzikës xhaz, të vijnë në skenën e Kinemasë
“Jusuf Gërvalla” gjatë tre viteve të fundit. Në mesin e tyre, Ilir Bajri, Armend Xhaferi, Elina Duni,
Rona Nishliu, Vinicio Capossela, Ana Carla Maza dhe shumë të tjerë”, thuhet në komunikatën për media.
Artistët që do të përformojnë janë:
Vjollca Robelli Mripa – AJO
Vjollca Robelli – Mripa – zë
Aurel Qirjo – violinë
Thodoris Ziarkas – kontrabas
Nikos Ziarkas – kitarë
Andreas Ziarkas – bateri.
Për më shumë informacione klikoni këtu! /Katror.info
Përgatiti:
