Peja u kualifikua në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, pasi mundi Proton Cable Prizrenin me rezultat 100:81.
Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar me verdhezinjtë që e fituan këtë pjesë 28:24, derisa vazhduan me lojë më të mirë në periudhën e dytë, 20:15, për të shkuar në pushim me rezultat 48:39.
Pejanët menaxhuan epërsinë edhe në pjesën e dytë për të fituar në fund 100:81.
MVP i ndeshjes ishte Daniels Jawauhn i Pejës me 23 pikë e 11 kërcime./Katror.info