Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Bulevardi “Xhorxh Bush” do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve nga data 3 korriku deri më 14 korrik.
Kjo, sipas njoftimit, do të bëhet për t’i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard.
Si rrjedhojë thonë se rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë.
Tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll”. /Kallxo.com /Katror.info
Përgatiti:
