Edhe liqeni më i ngrohtë në veri të Kirgizistanit, Isyk-Kul, ka ngrirë për shkak të të ftohtit ekstrem dhe temperaturave disa gradë nën zero të shtunën.
Issyk-Kul në Kirgistan do të thotë “liqen i ngrohtë”. Emri u dha sepse uji nuk ngrin kurrë për shkak të thellësisë së liqenit dhe ngrohtësisë natyrore të ujit.
Një vendas që foli për Reuters tha se ai dhe fqinjët e tij nuk e kishin parë kurrë liqenin të ngrinte.
Liqeni ngriu gjatë motit ekstrem të ftohtë në Kirgistanin verior, me temperaturë -30C (-22F) të shtunën.
Issyk-Kul është liqeni i shtatë më i thellë në botë, i dhjeti më i madhi për nga vëllimi dhe liqeni i dytë më i madh i kripur pas Detit Kaspik.
Liqeni njihet gjerësisht nga vendasit, por edhe të huajt që e vizitojnë, si “Liqeni i ngrohtë”, emër që i është vendosur pikërisht sepse ujërat e tij, edhe në dimrin më të egër, nuk ngrijnë, falë thellësisë dhe ngrohtësisë natyrale të ujit./Katror.info