Përveç se për heqjen e manikyrit, acetoni apo mjeti për heqjen e manykyrit ka goxha përdorime.
- Heq njollat e forta
- Heq ngjyrën që aksidentalisht mund të ketë përfunduar në rrobat tuaja
- Është i mirë për pastrimin e tastierës, ku grumbullohen shumë papastërti. Mund ta pastroni me syth pambuku dhe një furçë dhëmbësh,
- Pastrimi i shatërvanëve dhe çezmave- Heqësi i manikyrit mund të aplikohet në një sfungjer dhe ta vendosni në të gjitha sipërfaqet. Kjo do të heqë qafe sedimentin dhe njollat.
- Shpërbërës i superngjitësit- Nëse gishtat tuaj ju janë ngjitur papritur, mos u shqetësoni. Nëse keni manikyri në shtëpi me aceton në përbërje, atëherë duhet ta aplikoni në lëkurë. Gishtat do të ndahen shpejt nga njëri-tjetri.
- Pastrimi i njollave në dysheme me pllaka- Nëse njollat shfaqen në dyshemenë me pllaka, për shembull në kuzhinë dhe nuk mund të fshihen, ato mund të hiqen me një pecetë dhe heqës manikyri/Katror. info