E dimë se mjalti ka shumë përdorime, duke filluar nga ëmbëlsimi i çajit apo si pjesë përbërëse e ndonjë ushqimi tjetër. E kah aspekti shëndetësor mjalti është kryefjalë e produktit të shëndetshëm, i pasur me veti antioksiduese, antiseptike dhe antibakteriale që ndihmojnë edhe në kujdesin e bukurisë fizike, shkruan Health.com përcjell Katror.
Çelësi si të marrim më shumë dobi nga mjalti i papërpunuar, sepse asisoj i ruan të gjitha vetitë, vlerat ushqyese.
Nëse përdoret në fytyrë, mjalti sulmon bakteret që shkaktojnë puçrra dhe zbut lëkurën. Mund të lihet nja 15-20 minuta dhe pastaj të lahet nga fytyra, do të ketë efektin e vet.
Mjalti mund të jetë i efektshëm për të zbardhur rrathët e syve, një lugë mjaltë ndihmon në zbehjen e atyre rrathëve të errët të syve dhe qetëson ënjtjet poshtë tyre. Veçanërisht nëse përzihet mjalti me vaj bajamesh, aplikohet para gjumit dhe sytë lahen në mëngjes.
Përdorimi i mjaltit në trup ul acarimet e shkaktuara nga rroja, ndërsa në flokë u shton shkëlqimin nëse për shembull përdoret si maskë: përzieni 1/2 filxhan mjaltë dhe 1/4 filxhan vaj ulliri.
Aplikojeni në flokë nga rrënjët tek majat. Mbajini ashtu për 20 minuta, më pas lajini. Përdoreni këtë maskë një herë në javë. Mjalti i papërpunuar ringjall/ rigjeneron flokët e dëmtuar, p.sh duke përzier një luge gjelle mjaltë në shamponin tuaj./Katror.info