Ka përfunduar edhe nata e dytë e Eurovision 2024, ku janë zgjedhur 10 finalistët e tjerë të cilët do të garojnë mbrëmjen e së shtunës.
Besa Kokëdhima e cila përfaqësoi Shqipërinë këtë vit në kompeticionin më të madh të muzikës në Evropë, nuk mundi të kualifikohej edhe pse mediat në Shqipëri vlerësuan se zëri dhe performanca e këngëtares së famshme shqiptare ishte e jashtëzakonshme.
Performanca e saj, e cila u prit me duartrokitje të ngrohta dhe reagime pozitive nga audienca në sallë, tregoi një shkëlqim artistik dhe një nivel të lartë të profesionalizmit../Katror.info