Dy linja të reja ajrore direkte midis Prishtinës dhe Francës (Parisit dhe Lionit) u përuruan të enjten në prani të ambasadorit të Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Francës thuhet se kjo lidhje direkte, e mundësuar nga ASL Airlines France, do të lehtësojë udhëtimin për diasporën, do të stimulojë turizmin si dhe do të forcojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve.
“Limak dhe Aéroport de Lyon , partnerë kyç në zhvillimin e Aeroportit Adem Jashari, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë sukses.Faleminderit të gjithë partnerëve që e bënë të mundur këtë!”, ka njoftuar Ambasada e Francës në Kosovë./Katror.info