Dy linja të reja ajrore direkte që lidhin Prishtinën me Parisin dhe Lionin janë përuruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, shkruan Katror.info.
Në ceremoninë zyrtare mori pjesë edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, i cili vlerësoi rëndësinë e këtyre linjave për afrimin mes qytetarëve të të dyja vendeve.
Kështu njoftoi Amasada e Francës në Kosovë, ku ndër të tjerash u theksua rëndësia e kësaj lidhjeje për lehtësimin e udhëtimeve të diasporës, nxitjen e turizmit dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
”Kjo lidhje direkte, e mundësuar nga ASL Airlines France, do të lehtësojë udhëtimin për diasporën, do të stimulojë turizmin dhe do të forcojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se ky zhvillim është rezultat i bashkëpunimit mes partnerëve të rëndësishëm si kompania turke Limak, që menaxhon aeroportin e Prishtinës, dhe Aéroport de Lyon, një nga partnerët strategjikë në këtë projekt.
Në fund të njoftimit, Ambasada e Francës në Kosovë falënderoi të gjithë partnerët që kontribuuan në realizimin e këtij projekti, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për arritje të tilla. /Katror.info
Përgatiti:
