Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar listën e 42 bursistëve “Shpresa Olimpike 2024” të zgjedhur nga Komisioni i sportit, pas nominimeve nga federatat.
Në listë është edhe notarja Hana Beiqi, përkundër se nuk është nominimuar nga Federata e Notit e Kosovës.
Sportistët do të mbështeten me nga 150 euro në muaj gjatë vitit 2024.
Bursistët, që vijnë nga 19 sporte olimpike, i takojnë moshës deri në 21 vjet.
Gjatë vitit të kaluar, KOK-u kishte ndarë 25 bursa për sportistët e rinj./Katror.info