Një kurë për kancerin është e arritshme dhe mund të jetë e disponueshme për pacientët para vitit 2030, sipas dy mjekëve të famshëm që krijuan vaksinën anti-COVID-19 të Pfizer/BioNTech.
Profesorët gjermanë Ozlem Tureci, 55 vjeç dhe Ugur Sahin, 57 vjeç, thanë se derisa shkencëtarët hezitojnë të thonë se një kurë për kancerin është e sigurt, ata kanë pasur ‘përparime’ për të cilat do të vazhdojnë të punojnë në lidhje me këtë vaksinë.
“Ndjejmë se një kurë për kancerin, ose ndryshimin e jetës së pacientëve me kancer, është në dorën tonë“, tha Tureci.
I pyetur nga BBC, se kur vaksinat e kancerit mund të aksesohen nga shumë pacientë në mbarë botën, Profesor Sahin tha: “Ne besojmë se kjo do të ndodhë, madje edhe në një shkallë më të gjerë, para vitit 2030”.
Ata thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër COVID-19, ka ndihmuar në punën e tyre për të gjetur një kurë për kancerin.