Deri në tri orë janë pritjet në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.
Pritje të gjata ka po ashtu edhe te Dheu i Bardhë, deri në dy orë.
Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se pritje ka edhe në pikat tjera. Në Jarinje pritjet shkojnë po ashtu deri në dy orë, e në Mutivodë gjysmë ore. Pikat tjera kanë dukshëm më pak kolona./Katror.info