Ai ka njoftuar se pikturat e tij do të jenë të ekspozuara në Milano, në “Arcadia Art Gallery”
Ramë Dardania është artist shqiptar, jeton dhe vepron në kantonin e Gjenevës. Ai pikturon dhe njëkohësisht aktron në shumë teatro të botës, është pjesë e shumë projekteve filmike në kinematografinë zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Nga nesër pikturat e tij do të jenë të ekspozuara edhe në Milano, në “Arcadia Art Gallery”.
“Jam i lumtur t’ju informoj se nga data 9 deri më 23 nëntor do të marr pjesë në ekspozitën në Arcadia Art Gallery, në Milano. Është një mundësi e jashtëzakonshme për të shfaqur veprat e mia artistike për publikun dhe për t’u lidhur me artistë të tjerë të talentuar. Jam shumë i emocionuar dhe mirënjohës për këtë mundësi”, ka treguar ai. /Katror.info



Përgatiti:
