Siç duket ylli i Barcelonës s’do të jetë pjesë e këtij botërori që do të zhvillohet nga 21 nëntori.
Ylli veteran i Barcelonës, Gerard Pique njoftoi përmes një video në rrjetin social Twitter se ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesionist, duke bashkëngjitur videon me mbishkrimin “Të dashur, më duhet t’ju them diçka”.
Ndeshjen e tij të fundit spanjolli do ta luajë të shtunën, në Camp Nou, ku Barcelona do ta ketë përballë Almerian.
Kontrata mes tij dhe klubit katalunas do të ndërpritet.
Gjatë karrierës së tij, Pique fitoi njëherë Kupën e Botës, njëherë Kampionatin Evropian, tetë kupa të La Ligas, katër të Champions League, tri Kupa të Botës për Klube dhe tri Super Kupa./Katror.info