Policia e Kosovës ka dhënë tender në vlerë prej gati 20 mijë euro për aftësimin për patent shoferë për pjesëtarët e saj.
Tek dosja e tenderit, e nënshkruar me 5 gusht, figuron se parashihet ofrimi i shërbimeve aftësimi për patent shofer për 48 pjesëtarë, apo rreth 400 euro për person.
Aty përfshihet regjistrimi në auto shkollë, certifikata mjekësore, tërheqja e dokumenteve nga auto shkolla, paraqitja e provimit për pjesën teorike – Testi për kategorinë C, paraqitja e provimit për vozitje – Testi për ketegorinë C, si dhe aplikimi për patent shoferë.
Kategoria C përfshin patent shoferin për mjetet motorike me mbi 3500 kg dhe rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750kg./Katror.info