Rreth 100 ligjërata me nxënësit e shkollave të rajonit të Prishtinës ka mbajtur Policia e Kosovës nga 1 shtatori, në kuadër të zbatimit të strategjive parandaluese, informuese dhe edukuese.
Nën moton Siguria – Prioritet i Përbashkët, policia thotë se po realizohen takime me drejtorë të shkollave, këshilla të prindërve, si dhe ligjërata me nxënës në shkolla.
“Që nga 1 shtatori deri më sot, zyrtarët policorë për nxënës, kanë mbajtur rreth 100 ligjërata në shkolla të ndryshme të rajonit, duke trajtuar tema të rëndësishme si: siguria në komunikacion, bullizmi, siguria në internet si dhe për dukuri të ndryshme asociale”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Këto aktivitete, sipas tyre, kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë, shkollave dhe komunitetit, si dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë./RTK/Katror.info