Astronomia, Pranvera Hyseni, studente e shkencave planetare dhe një zë premtues në fushën e kërkimit shkencor, ka ndarë së fundmi një eksperiencë unike në një kamp solo në shkretëtirën Mohave, duke eksploruar qiejt e natës larg çdo civilizimi, shkruan Katror.info.
“Kamp solo në zemër të Perëndimit të egër… në mesin e shkretëtirës Mohave, larg nga çdo civilizim, duke djekur dhe eksploruar qiejt e natës”, shkruan Pranvera.
Kjo eksperiencë i ka dhënë mundësinë të thellohet në studimin e fenomeneve astronomike në një nga zonat më të qeta dhe më të përshtatshme për vëzhgimin e yjeve dhe trupave qiellorë në Shtetet e Bashkuara.
Shkretëtira Mohave është e njohur për qiellin e pastër dhe për kushtet ideale që ofron për astronomët amatorë dhe profesionistë, duke qenë një vend i përsosur për të ndjekur hulumtimet planetare.
Kujtojmë se Pranvera, para pak javësh, më 24 prill 2025, fitoi çmimin prestigjioz Dwornik për prezantimin më të mirë verbal nga një student në konferencën ndërkombëtare të Shkencave Planetare dhe Hënore, e mbajtur në Houston.
Ky çmim, i ndarë nga Divizioni i Gjeologjisë Planetare në Shoqatën Gjeologjike të Amerikës, është një nga njohjet më të rëndësishme në fushën e shkencave planetare dhe është një dëshmi e aftësive të saj të jashtëzakonshme në komunikimin dhe prezantimin shkencor mes mbi 2,000 pjesëmarrësve nga e gjithë bota./Katror.info