Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e do kartonin blu në futboll, sepse sipas tij ideja është “të mbrojmë traditën e lojës”.
Kartoni blu dhe disa ndryshime tjera në futboll kanë qenë temë e javëve të fundit.
Megjithatë, para mbledhjes së IFAB, Infantino ka thënë se nuk do të ketë karton blu, vetëm nëse ndryshohet me të kuqin.
🚨🔵 FIFA president Gianni Infantino: "Blue cards? This is a topic that is non existent for us".
"If you want a title it is: red card to the blue card. No chance, no way", told Sky UK. pic.twitter.com/1FkFvqtpT0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 2, 2024
“Jo, nuk do të ketë karton blu, në asnjë nivel. Është një klishe që nuk ekziston për FIFA-n. Nuk ka se si të ketë”, ka thënë fillimisht Infantino, përcjell Telegrafi.
“Doni një titull? Titulli do të ishte: “Karton i kuq të bëhet karton blu. Ne jemi gjithmonë të hapur në IFAB dhe FIFA për të kërkuar ide ose propozime, dhe çdo propozim dhe ide duhet të trajtohet me respekt , natyrisht”.
“Por sapo ta shikoni, duhet të mbroni edhe lojën, thelbin dhe traditën e lojës. Nuk do të ketë karton blu”, përfundoi presidenti i FIFA-s.
E vërteta është se testet do të vazhdojnë në kategori të ndryshme, por FIFA ka insistuar gjithmonë që ky aplikim në futbollin profesionist është përjashtuar për momentin.
Ideja e kartonit blu lindi për të ulur protestat tek gjyqtarët, me 10 minuta pezullim për lojtarin e sanksionuar.
Futbolli dëshiron t’i japë fund imazheve në të cilat lojtarët rrethojnë gjyqtarët dhe shumë sektorë mendojnë se kjo është rruga e duhur. /Katror.info