Galatasaray shpreson të transferojë mesfushorin e Manchester United, Christian Eriksen para së premtes.
Eriksen po tërheq interes nga gjigantët turk, Galatasaray me tregun e transferimeve dimërore ende të hapur në Turqi deri të premten.
“Fotomac”, publikues turk, pretendon se negociatat me Manchester United-in po vazhdojnë në “një fshehtësi të madhe”, pasi ata e bëjnë Eriksenin “objektivin e tyre kryesor”.
Galatasaray shpreson të arrijë një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit me një opsion për të blerë mesfushorin në verë dhe ai ‘do t’i bashkohet ekipit menjëherë’ nëse Man United pranon shifrat që propozohen nga skuadra turke./Fotball365/Katror.info