Pas muajsh paralajmërimesh, HMD më në fund prezantoi telefonin e saj Barbie.
Sipas mediave të huaja, pajisja është pak a shumë një Nokia 2660 Flip i glamifikuar, megjithatë përmban disa ndryshime softuerike si dhe një ndryshim të madh stili.
Siç do të prisnit, roza luan një “rol të madh”.
Telefoni vjen me një bateri 1,450 mAh, një kabllo USB-C rozë, një leckë lustrimi me ngjyra dhe disa aksesorë të tjerë.
Ai është i pajisur me një çip Unisoc T107 me 64 MB RAM dhe 128 MB hapësirë ruajtëse e cila mund të zgjerohet deri në 32 GB përmes “folesë” së kartës microSD./Katror.info