Klubi i Pingpongut Priping këtë fundjavë do të marrë pjesë në turneun Podgorica Open 2024, i cili organizohet nga klubi i Pingpongut Buducnost.
Turneu i organizuar për nder të trajnerit Sasa Milacic, i cili humbi jetën nga virusi Covid-19, do të mbahet me datë 3 shkurt në qendren sportive universitare në Podgoricë.
Ky turne është për gjeneratat e reja, e Priping synon që ketë vit të fokusohet në avancimin e lojtarëve të grupmoshave të reja.
Priping do të ju mbajë të informuar me rezultatet e këtij turneu./Katror.info