Të martën mbrëma, skuadra e Sigal Prishtinës do e kërkojë kalimin në gjysmëfinale të “Play Off-it” në Superligën e basketbollit.
Prishtina shënoi fitore në duelin e parë kundër Vëllaznimit me shifrat 72:64.
Pjesa e parë ishte tepër e ngushtë, për një shkallë i takoi Prishtinës, që shkoi në pushim me katër pikë epërsi.
Fitoren “bardhekaltërit” e siguruan në çerekut të tretë, ku shënuan 13 pikë, e pësuan tetë.
Periudhën e fundit e fituan gjakovarët me një pikë avantazh por nuk luajti rol, njofton Klankosova.tv
Për triumfin e skuadrës nga kryeqyteti më së shumti kontribut dhanë Sirko me 18 pikë dhe Clark me 15 të tjera.
Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, ku i pret Trepça, që ka përparësinë e fushës në gjysmëfinale.
Edicionin e rregullt, Prishtina e mbylli në pozitën e katërt me 16 fitore e 12 humbje, kurse Vëllaznimi i pesti me 13 fitore e 15 humbje.
Përballja mes Vëllaznimit e Sigal Prishtinës zhvillohet të martën nga ora 20:00./Katror.info