NASA ka hapur mundësinë e aplikimit për t’u bërë pjesë e saj si astronaut. Në njoftimin zyrtar, NASA ka njoftuar se të regjistruarit do të mund të kryejnë trajnime robotike, ecje në hapësirë dhe aktivitete të tjera që lidhen me hapësirën.
Pas përfundimit të trajnimit, NASA ka shtuar se astronautët do të mund të caktohen për fluturimet e ardhshme dhe eksplorime.
Për t’u bërë astronaut duhet të jesh shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të kesh diplomë mbi teknologjinë, inxhinierinë ose matematikën dhe të kesh përfunduar orë trajnimi në fushat e shkencës.
NASA ka thënë në faqen zyrtare se paga e një astronauti është mbi 12 mijë dollarë në muaj apo rreth 152 mijë dollarë në vit./Katror.info