Projekti “YELLOW BOX” i cili parashihet që të ndihmojë qarkullimin e rregullt të veturave në udhëkryqe të Prishtinës po shkon drejt finalizimit.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në facebook.
Qëllimi i këtij projekti ai ka thënë se është rritja e sigurisë dhe ndihëmesa e qarkullimit të rregullt të veturave.
“Është përgatitur dhe po fillon projekti “YELLOW BOX”, për intervenim në udhëkryqet e Kryeqytetit, me qëllim që të rritet siguria dhe të ndihmojmë qarkullimin e rregullt të veturave në udhëkryq”, thuhet në postimin e Kryetarit të Komunës në facebook./Katror.info