E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt tjetër, ndjeni një aromë krejt të veçantë? Mund të jetë e këndshme, jo aq shumë, ose thjesht interesante. Por është gjithmonë ndryshe nga ajo e shtëpisë suaj
Nëse nuk e keni menduar ndonjëherë, edhe shtëpia juaj ka një aromë karakteristike, por ju thjesht jeni mësuar aq shumë me të, sa nuk e vini re.
Të gjitha shtëpitë kanë një aromë të veçantë sepse ajo krijohet nga një kombinim faktorësh që lidhen me mënyrën si jetoni. Kjo përfshin:
▪ Detergjentet dhe produktet e pastrimit që përdorni rregullisht
▪ Aromat e gatimit që mbeten në ambiente
▪ Orenditë, si divanet, perdet, qilimat – të cilat thithin dhe ruajnë aroma me kalimin e kohës
▪ Kafshët shtëpiake, nëse keni
▪ Pirja e duhanit, nëse ndodh brenda
▪ Ventilimi, lagështira dhe materiali i dyshemeve apo mureve
Ky “koktej aromash” quhet “era e banorit”, sepse është një pasqyrim i jetesës së personave që banojnë aty. Për shkak se jeni të ekspozuar ndaj saj çdo ditë, truri juaj e mëson dhe e injoron, ndaj shpesh nuk e vini re, por të tjerët, po.
Po nëse nuk ju pëlqen aroma e shtëpisë suaj?
Zgjidhja nuk është vetëm një spërkatës aromatizues. E vetmja mënyrë për të ndryshuar realisht aromën e shtëpisë është pastrimi i thellë dhe këtu përfshihen mobiliet si kolltukët, perdet, jastëkët, mbulesat, qilimat etj.
Më pas, mund të shtoni aroma të freskëta, si mente ose agrume, të cilat ndihmojnë në krijimin e një ndjesie pastërtie dhe qetësie. /Katror.info
Përgatiti:
