katror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    8 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    7 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Bad News Eagles vazhdojnë me fitore në turneun CCT Online Finals 1
    8 hours ago
    Hapet klasa e mësimit të gjuhës shqipe në Cyrih
    1 day ago
    Për herë të parë në Kosovë, supervullnetarët e sjellin “Ditën e Solidaritetit” 
    4 hours ago
    ‘The Sun’: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    12 months ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    8 months ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Mikesha të ngushta – Cher kujton takimin e fundit dhe dhuratën e veçantë të Tina Turner
    44 mins ago
    Bezos show në Kanë, jahti i tij 400 mln paund lë në hije gjithë miliarderët rivalë
    4 hours ago
    Shkencëtarët përmes inteligjencës artificiale zhvilluan një antibiotik të ri kundër superbaktereve
    4 hours ago
    Filmi ”Anatomy of a Fall” fiton Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë
    6 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    12 months ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    12 months ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Neuralink i Elon Musk-ut merr miratimin e FDA për studimin klinik të implanteve të trurit
    2 days ago
    Rishfaqen mesazhet e fshira te disa përdorues të Twitter
    2 days ago
    Bill Gates: Google, Amazon nuk do jenë të njëjta pas inteligjencës artificiale
    2 days ago
    Ekrani i ri OLED i Samsung mund të “lexojë” në çdo pjesë gjurmët e gishtit
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    11 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    11 months ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Mira Murati në Doku.Tech: Inteligjenca Artificiale do të transformojë botën tonë
    4 hours ago
    Studentët e Universitetit të Prishtinës shkëlqejnë në Tiranë
    4 hours ago
    Kuskus me qiqra – sallata që t’i mbushë brinjët
    5 hours ago
    5 gabimet ma t’shpesha n’kuzhinë dhe qysh me i shmang ato
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    2 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    7 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    8 months ago
    Postimet e fundit
    ‘The Sun’: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë
    1 day ago
    Njihuni me hotelin më të mirë në botë sipas Tripadvisor
    2 days ago
    “Lonely Planet” artikull për Butrintin: Udhëtohet edhe nëpër kohë
    2 days ago
    “Kala Festival” pritet t’i mbledh mbi 3 mijë vizitorë të huaj në bregdetin e Dhërmiut
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • sq Albanian
    sq Albanianen English
Duke e lexuar: Pse ‘përkthimi’ shqip – shqip i serialit “Rrushe” nxiti debat në Kosovë?
Shpërndaje
katror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Pse ‘përkthimi’ shqip – shqip i serialit “Rrushe” nxiti debat në Kosovë?
Viral

Pse ‘përkthimi’ shqip – shqip i serialit “Rrushe” nxiti debat në Kosovë?

Last updated: 26/05/2023 3:38 PM
227 Shikime
Shpërndaje
Foto: Gjirafa
Shpërndaje

A e kuptojnë shikuesit e Shqipërisë të folmen e Kosovës? Pse duhet të ‘përkthehet’ shqip – shqip një serial me produksion kosovar? Kjo çështje a i ka rrënjët edhe më thellë se aspektet gjuhësore, por te relacionet mes dy shteteve shqiptare? Krejt këto janë disa nga temat e hapura qysh prej nisjes së transmetimit të serialit “Rrushe” në Top Channel.

Seriali i cili është dramë që trajton krimin dhe i vendos në udhëkryq fatet e ndryshme njerëzore, ka pësuar ‘ndryshim’ të përmbajtjes nga ajo që luhet dhe ajo që është e titruar. Qëllimi sipas produksionit të filmit ka qenë shtrirja edhe te audienca e shurdhmemecëve. Por ndryshimet e të folurës në transkriptim janë temë në vete.

Contents
A e kuptojnë shikuesit e Shqipërisë të folmen e Kosovës? Pse duhet të ‘përkthehet’ shqip – shqip një serial me produksion kosovar? Kjo çështje a i ka rrënjët edhe më thellë se aspektet gjuhësore, por te relacionet mes dy shteteve shqiptare? Krejt këto janë disa nga temat e hapura qysh prej nisjes së transmetimit të serialit “Rrushe” në Top Channel.PSE S’U TITRUA E FOLMJA SHKDORANE E LUIZ EJLLIT?

Në serial, personazhet komunikojnë në të folmen kosovare, duke e bërë rrëfimin tejet origjinal. Por, rrëfimin i cili deri më tani arriti të jetë tejet i suksesshëm, Top Channel e ‘përktheu’ në gjuhë standarde. “Po po, qe erdha” është origjinali i skenarit të serialit, ndërkaq në transmetim shkon si “Po po, ja erdha”. Ky është veç një nga shembujt.

Producentja e serialit, Doresa Rexha në rrjete sociale ka thënë që vendimi i titrimit është i përbashkët me televizionin. Sipas saj nuk është prekur çështja e ndryshimeve gjuhësore.  

Mundesh me e lexu edhe…

Rishfaqen mesazhet e fshira te disa përdorues të Twitter

“Arsyeja se pse kemi vendosur me pasë titra është për shkak që kur e kemi transmetu para dy vjetëve kemi marrë falënderim nga Shoqata e Shurdhmemecëve pasi që kanë pasur mundësi me e përcjell serialin, andaj për të njëjtën arsye kemi vendos bashkërisht me TCH që edhe atje me pasë titra”, ka shkruar Rexha e cila në film ka rolin e kryeprotagonistes.

- Advertisement -
Foto: Shkumbin Istrefi/Facebook

Në anën tjetër aktori Shkumbin Istrefi, i cili në serial ka rolin e Mentor Pirullit, ka thënë se “seriali nuk e ka obligim e as qëllim afirmimin e gjuhës standarde”.

“Unë mendoj që është mirë që seriali shfaqet me titra shqip për dy arsye kryesore.

- Advertisement -

1. Që ngjarjen ta kuptojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë.

2. Që ngjarja të kuptohet nga secili shqiptar kudo që jeton”, ka shkruar Istrefi në Facebook.

Por, nga komuniteti artistik, gjuhësor e publiku ky fenomen është komentuar gjerë e gjatë në rrjete sociale. Është cilësuar si paragjykim për të folmen kosovare – me të cilën edhe shtrihet rrëfimi i serialit. Një pjesë e komunitetit artistik e kanë cilësuar edhe si qasje inferiore e Shqipërisë ndaj Kosovës, e manifestuar edhe në raste të tjera.

PSE S’U TITRUA E FOLMJA SHKDORANE E LUIZ EJLLIT?

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi për “Katror Media” e ka cilësuar si të patakt krejt këtë veprim.

“Dikush ka dashur të thotë se nuk kuptohet e folmja e Kosovës. Atëherë, pse nuk e titruan Big Brother-in, ku kryepersonazhi ishte shkodran që asnjëherë s’e merrte mundimin të shmangej nga e folmja e Shkodrës dhe u kuptua aq mirë nga shqiptarët”, është shprehur Paçarizi, duke aluduar për fituesin e edicionit të sivjetëm, Luiz Ejllin. “ Apo, pse nuk përkthehen me titra këngët e Yllit, Ledrit, Stresit, Noizyt, Elvanës”.

Foto: Rrahman Pacarizi/Facebook

Sipas tij, titrimi do të ishte i pranueshëm nëse do të ruante origjinalitetin e serialit. Por, e ka cilësuar si të pashije dhe profesionale këtë ndryshim.

- Advertisement -

“Për shembull nëse ne film thuhet “si e ke emrin” dhe titrohet “Si ju quajnë”, huqja është e madhe pasi është ndryshu komplet konteksti, është ndryshu regjistri dhe situata gjuhësore”, ka thënë profesori.

“PRODHIMET E KOSOVËS S’E KANË PASUR TREG SHQIPËRINË”

Fatmir Spahiu i njohur me nofkën “Bufi” ka ironizuar duke e adresuar çështjen më thellë se veç ndryshime gjuhësore.  Sipas tij, kjo ka të bëjë me relacionet e shqiptarëve andej dhe këndej kufirit në mes vete, duke thënë se “në Kosovë është ditë kush është nënkryetar i Kuvendit të bashkisë së Librazhdit, kurse nga ana tjetër ka njerëz me shumicë që kurrë nuk e kanë vizitu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”.

“Është për me i zgurdullu sytë dhe me mendu përditë se si prodhimet audiovizuele të Shqipërisë kanë gjet dhe kanë patur treg Kosovën dhe troje tjera jashtë dhe diasporën e tyre, kurse prodhimet tona KURRË nuk e kanë pas treg Shqipërinë, kam pas shkru për këtë para  8 mijë vjete por sasi…”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

Leonard Kërçuku, drejtor i Televizionit 7, në të cilin transmetohej më parë “Rrushe”, ka thënë se titrimi ka ndodhur edhe atëherë, por me disa dallime.

“Atëherë, kritikat ndaj serialit dhe televizionit kanë qenë se po e shkruajnë keq gjuhën, kurse mbrëmë kritikat ishin se po e shkruajnë mirë”, tha ai.

“Katror Media” ka tentuar të marrë një qëndrim nga Top Channel dhe nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje deri në çastin e publikimit të këtij artikulli.

- Advertisement -

Në serialin “Rrushe” me regji të Regji Valter Lucajt, luajnë edhe Aurita Agushi, Andi Bajgora e Lum Veseli, Ema Hoxha, Xhevat Qorraj, Armend Smajli, Eshref Durmishi, Qëndresa Jashari dhe aktorë tjerë./Katror.info

Përgatiti:

Medina Pasoma
    This author does not have any more posts.

TAGGED: Kosove, people, Rrushe, Shqiperi, top, Top Channel, tophome1
Medina Pasoma May 24, 2023
Shpërndaje
Facebook TwitterEmail Print
Artikulli i mëparshëm Ulet çmimi i vezëve në Kosovë
Artikulli i ardhëshëm Dua Lipa promovon koleksionin e veshjeve në bashkëpunim me “Versace”

Mundesh me e lexu edhe...

People

Mikesha të ngushta – Cher kujton takimin e fundit dhe dhuratën e veçantë të Tina Turner

2 Shikime
Sporti n'Katror

E krahasojnë me Modric, “shqiponja” Adrion Pajaziti: Motivohem nga Broja, dua magjinë e Champions

3 Shikime
Shije

Mira Murati në Doku.Tech: Inteligjenca Artificiale do të transformojë botën tonë

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back