Kylian Mbappe mbetet një temë e nxehtë e këtij afati kalimtar veror. Ylli francez deklaroi publikisht se nuk do të rinovojë kontratën e tij aktuale me PSG-në që i përfundon në 2024.
Kaq mjaftoi që në lëvizje të vihej Real Madrid, klub që e ndjek prej kohësh. Sipas “El Chiringuito TV”, as PSG-ja nuk ka qëndruar në heshtje, por i kanë vendosur një çmim.
Çdo skuadër që kërkon shërbimet e Mbappes duhet të paguajë 200 milionë euro. Kërkesa e PSG-së është shumë larg asaj që Real Madrid ka ofruar, 120 milionë euro.
Reali është në një pozicion komod pasi nëse PSG-ja nuk pranon ofertën e tyre, mund ta marrin falas në vitin 2024./Katror.info