Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, e ka publikuar listën e gjerë prej 27 futbollistëve për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë.
Ndeshja me Serbinë luhet me 7 qershor në Tiranë dhe vlerësohet vendimtare për pozitën e dytë në grupin kualifikues për Botëror.
Mirlind Daku u kthy në Kombëtare, ndërsa në sulm janë edhe Armando Broja, Jasir Asani, Myrto Uzuni e Rey Manaj.
Ka edhe emra të rinj te kuqezinjtë./Katror.info