Revista e njohur Forbes ka publikuar renditjen e sportistëve më të paguar në vitin 2023. Në krye të kësaj renditjeje qëndron Cristiano Ronaldo falë kontratës milionere me skuadrën e tij të re, Al-Nassr.
Dy futbollistë të tjerë plotësojnë podiumin, por në “Top 10” ka atletë nga katër sporte të tjera: basketboll, tenis, gol dhe boks.
Renditja “Top 10” e sportistëve më të paguar në vitin 2023:
- CRISTIANO RONALDO (futboll): 136 milionë dollarë (46 milionë në fushë, 90 milionë jashtë saj)
- LIONEL MESSI (futboll): 130 milionë dollarë (65 milionë në fushë, 65 milionë jashtë saj)
- KYLIAN MBAPPE (futboll): 120 milionë dollarë (100 milionë në fushë, 20 milionë jashtë saj)
- LEBRON JAMES (basketboll): 119,5 milionë dollarë (44.5 milionë në fushë, 75 milionë jashtë saj)
- CANELO ALVAREZ (boks): 110 milionë dollarë (100 milionë në fushë, 10 milionë jashtë saj)
- DUSTIN JOHNSON (golf): 107 milionë dollarë (102 milionë në fushë, 5 milionë jashtë saj)
- PHIL MICKELSON (golf): 106 milionë dollarë (104 milionë në fushë, 2 milionë jashtë saj)
- STHEPEN CURRY (basketboll): 100,4 milionë dollarë (48.4 milionë në fushë, 52 milionë jashtë saj)
- ROGER FEDERER (tenis): 95,1 milionë dollarë (0.1 milionë në fushë, 95 milionë jashtë saj).
- KEVIN DURANT (basketboll): 89,1 milionë dollarë (44.1 milionë në fushë, 45 milionë jashtë saj).