Jo të gjithë personat e famshëm lindën me yje në ballë. Ata bënë punë të ndryshme e të çuditshme përpara se shkëlqenin si yje të Holliwood-it.
Brad Pitt, Rachel McAdams, Amy Adams, Jennifer Aniston dhe Megan Fox, të gjithë kanë punuar në industrinë e shërbimeve ushqimore përpara se të bëheshin të famshëm.
Të famshëm të tjerë, si Harrison Ford dhe Matt LeBlanc, kanë një përvojë në zdrukthtari.
Brad Pitt duhej të vishte një kostum pule në punë përpara se të bëhej aktori ndërkombëtar që thyen zemra
Sot, Brad Pitt është një nga yjet më të njohur në Hollywood.
Por, karriera e tij nuk ishte gjithmonë aq magjepsëse, ka thënë vetë ai në një intervistë me James Lipton në “Inside the Actors Studio”.
Pasi braktisi shkollën e gazetarisë në Universitetin e Misurit dy javë para diplomimit për t’u bërë aktor, atij iu desh të gjente punë të çuditshme në mënyrë që t’i paguante faturat. Ai përfundoi duke shpërndarë fletushka veshur me një kostum pule për t’i tërhequr klientët në restorantin El Pollo Loco, shkruan Insider.
Pitt gjithashtu i tha Lipton-it se ai bënte edhe punën e “shoferit të striptisteve”. Përveç sigurimit të transportit për to, Pitt ishte përgjegjës për gjëra të ndryshme gjatë festës, si për shembull të lëshonte muzikë.
“Më duhej t’i mblidhja rrobat para se djemtë t’i vidhnin gjatë performancës. Pastaj më duhej të t’i mblidhja paratë dhe në fund edhe të dilja i gjallë prej andej, dhe kjo nuk ishte hiq e lehtë,” ka thënë ai.
Pitt tha se kjo punë e çoi atë te profesori i aktrimit, Roy London, pasi një grua me të cilën punonte ia rekomandoi klasat e London-it.
Pitt mori role të vogla në shfaqje televizive dhe në filma për shumë vite me radhë përpara se të fitonte famë botërore në filma si “Thelma and Louise” (1991) dhe “Interview With the Vampire” (1994).
Rachel McAdams ka punuar në McDonald’s shumë kohë përpara se të nominohej për Oscar
Mund ta njihni më së miri si Regina George në “Mean Girls” (2004), por Rachel McAdams ka punuar në McDonald’s përpara se të bëhej aktore.
Aktorja i tha Glamour në vitin 2012 se punonte në zinxhirin e ushqimit të shpejtë së bashku me vëllain dhe motrën e saj kur ishte 16 vjeç.
McAdams tha se ai “ishte një vend i mrekullueshëm për të punuar”, por ajo nuk ishte një punonjëse e mirë sepse humbte shumë kohë duke larë duart dhe një herë kishte thyer shtrydhësen e lëngut të portokallit.
Aktorja në fillim kishte role më të vogla në filma si “The Hot Chick” (2002), por McAdams me të vërtetë filloi karrierën e saj kur mori rolin e Regina George në “Mean Girls” (2004).
George Clooney shiste polisa të sigurimit para se të bëhej një nga yjet më ikonë
George Clooney e la kolegjin dhe u transferua në Los Angeles për të ndjekur një karrierë në aktrim. Por, nuk pati fat menjëherë.
Në ndërkohë ai punoi disa punë të çuditshme për të fituar para – dhe njëra prej tyre përfshinte shitjen e sigurimeve.
Sipas Evening Standard, gjatë një interviste me David Letterman në 2001, Clooney tha: “Bëja shumë punë koti. Shitja sigurime derë më derë, por nuk funksionoi mirë. Ditën e parë që shita një (polisë) dhe një djalë vdiq.”
Për fat të mirë, Clooney ia doli të bëhej një aktor i madh. Ai u shfaq në disa shfaqje të njohura, si “The Golden Girls” të NBC dhe “The Facts of Life” të NBC dhe pati role më të vogla në filma përpara se të fillonte vërtet karrierën e tij në “ER” të NBC në 1994.
Para se të njihej si Rachel nga “Friends”, Jennifer Aniston punonte si postiere dhe kamariere
Jennifer Aniston është një tjetër personazh i famshëm që kishte disa punë të çuditshme përpara se të bëhej një aktore tepër e kërkuar.
Në moshën 19 vjeçe ajo punoi si postiere, duke shpërndarë letra me biçikletë në rrugët e Nju Jorkut të cilën e quajti edhe “puna më e vështirë” që ka bërë ndonjëherë.
Aniston ishte gjithashtu kameriere dhe agjente marketingu. Në një intervistë për InStyle, ajo tha: “Për vite unë isha një kameriere në Nju Jork para se të merrja ndonjë rol. Isha një agjente marketingu dhe shisja aksione në Poconos. Nuk bëra asnjë shitje. Isha e tmerrshme.”
Pasi nisi karrierën me disa role më të vogla, Aniston u bë një emër i njohur në vitin 1994 kur mori rolin e Rachel në “Friends” të NBC.
Para se të merrte role fituese të çmimeve, Amy Adams punonte si kamariere në Hooters
Për të fituar para për kolegj, Amy Adams punoi në restorantin e njohur të zinxhirit Hooters.
Ajo e konfirmoi këtë për Entertainment Tonight në vitin 2015.
“Ishte një punë e shkëlqyer pas shkollës së mesme,” tha ajo.
Adams filloi të aktrojë në filma si “Drop Dead Gorgeous” (1999) dhe në shfaqje televizive si “That ’70 Show” i Fox-it, “Charmed” i WB-së, “Buffy the Vampire Slayer” i WB-së, “Smallville” i WB-së dhe i NBC-së “West Wing”.
Roli i saj i parë në një film të profilit të lartë ishte në “Catch Me If You Can” (2002), por interpretimet e saj në “Junebug” (2005) dhe “Enchanted” (2007) e ndihmuan atë të shndërrohej në yll Holliwood-i.
Megan Fox veshi një kostum bananeje para një dyqani smoothie përpara rolit të saj të madh në “Transformers” (2007)
Gjatë një paraqitjeje në vitin 2012 në “The Ellen Show”, Megan Fox tha se kishte punuar në një dyqan smoothie në Florida përpara se të bëhej aktore.
Edhe pse punonte kryesisht në arkë, ndonjëherë do t’i duhej të vishej si një banane gjigante dhe të qëndronte pranë autostradës për të tërhequr klientët.
“Ishte e çuditshme dhe më e keqja në këtë mes ishte se nuk duhej me mbulu fytyrën”, tha ajo.
Fox filloi të aktrojë në filma si “Holiday in the Sun” të Mary-Kate dhe Ashley Olsen (2001), “Bad Boys II” (2003) dhe ” Confessions of a Teenage Drama Queen” (2004). Ajo gjithashtu kishte role të vogla në shfaqje si “What I Like About You” të The WB dhe “Two and a Half Men” të CBS.
Ai u bë i famshëm duke luajtur Han Solo, por para kësaj, Harrison Ford ishte një zdrukthëtar
Në një Reddit AMA, Harrison Ford tha se ai e fitoi rolin e Han Solo ndërsa ishte zdrukthëtar.
“Në atë kohë kisha një shtëpi që doja të rimodeloja, rrënojat e një shtëpie. Do të investoja para në vegla, por nuk kisha para për materiale, dhe e kuptova se duhej bërë një gjë tjetër për të pasur ushqim në tavolinë”, ka shkruar ai. “Isha mjaft i befasuar kur mu ofrua roli”.
“Star wars” nuk ishte roli i tij i parë në aktrim, por është një nga më të famshmit.
Ford mori pjesë në audicionet për “Star Wars” për regjisorin George Lucas – i cili kishte punuar me të në “American Graffiti” (1973) – dhe Lucas përfundoi duke e zgjedhur atë për rolin e Han Solo, që e çoi atë drejt famën botërore.
Në zemrat e fansave ai do të jetë gjithmonë Joey, por Matt LeBlanc ishte në rrugën e duhur për t’u bërë zdrukthëtar përpara se të shfaqej në TV
Në Hollwood Reporter, gjatë një paraqitjeje në vitin 2015 në “Jimmy Kimmel Live”, Matt LeBlanc tha se ai ishte pothuajse një zdrukthëtar para se të fillonte aktrimin.
“Të gjithë në familjen time marrin një lloj vegle me vete kur shkojnë në punë”, tha ai.
Shkoi në një shkollë të mesme teknike profesionale ku studioi zdrukthtari, madje e ndërtoi një kuzhinë. Natyrisht, zdrukthtaria nuk ishte në kartat e LeBlanc.
Pasi u shfaq në role të vogla në shfaqje, si sitcomi i Fox “Married with Children”, dhe në disa video muzikore për Bon Jovi dhe Alanis Morissette, ai mori rolin e tij të rëndësishëm si Joey në “Friends” në 1994./Katror.info