katror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    8 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    7 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Bad News Eagles vazhdojnë me fitore në turneun CCT Online Finals 1
    10 hours ago
    Hapet klasa e mësimit të gjuhës shqipe në Cyrih
    1 day ago
    Për herë të parë në Kosovë, supervullnetarët e sjellin “Ditën e Solidaritetit” 
    6 hours ago
    ‘The Sun’: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    12 months ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    8 months ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Turistë shqiptarë e të huaj pjesë e ‘South Outdoor Festival’ në Borsh
    38 mins ago
    ‘Twitter’ tërhiqet nga marrëveshja me BE-në për t’i dhënë fund dezinformatave
    1 hour ago
    Kylie Jenner tejet unike në një dalje në Paris
    2 hours ago
    Mikesha të ngushta – Cher kujton takimin e fundit dhe dhuratën e veçantë të Tina Turner
    2 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    12 months ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    12 months ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Një avokat amerikan pranon përdorimin e inteligjencës artificiale për hulumtimin e një rasti
    15 mins ago
    Neuralink i Elon Musk-ut merr miratimin e FDA për studimin klinik të implanteve të trurit
    2 days ago
    Rishfaqen mesazhet e fshira te disa përdorues të Twitter
    3 days ago
    Bill Gates: Google, Amazon nuk do jenë të njëjta pas inteligjencës artificiale
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    11 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    11 months ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Mira Murati në Doku.Tech: Inteligjenca Artificiale do të transformojë botën tonë
    6 hours ago
    Studentët e Universitetit të Prishtinës shkëlqejnë në Tiranë
    6 hours ago
    Kuskus me qiqra – sallata që t’i mbushë brinjët
    7 hours ago
    5 gabimet ma t’shpesha n’kuzhinë dhe qysh me i shmang ato
    1 day ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    2 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    7 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    8 months ago
    Postimet e fundit
    ‘The Sun’: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë
    1 day ago
    Njihuni me hotelin më të mirë në botë sipas Tripadvisor
    2 days ago
    “Lonely Planet” artikull për Butrintin: Udhëtohet edhe nëpër kohë
    2 days ago
    “Kala Festival” pritet t’i mbledh mbi 3 mijë vizitorë të huaj në bregdetin e Dhërmiut
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • sq Albanian
    sq Albanianen English
Duke e lexuar: ‘Pylli vertikal’ në Utrecht të Holandës do jetë shtëpia e 10,000 bimëve dhe pemëve
Shpërndaje
katror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » ‘Pylli vertikal’ në Utrecht të Holandës do jetë shtëpia e 10,000 bimëve dhe pemëve
Udhë

‘Pylli vertikal’ në Utrecht të Holandës do jetë shtëpia e 10,000 bimëve dhe pemëve

Last updated: 26/05/2023 6:42 AM
9 Shikime
Shpërndaje
Shpërndaje

“Wonderwoods” është dizajni më i fundit i një “kulle të gjelbër” në Holandë nga arkitekti italian i vlerësuar me çmime Stefano Boeri.

Ai fillon me një kaçubë rrush pa fara dhe një pemë dardhe: e para nga 300 pemët dhe 10,000 bimët që do ta kthejnë këtë bllok kulla holandeze në një pyll të gjallë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Utrecht është qyteti i fundit që ka marrë një “trajtim” të tillë nga arkitekti i njohur Stefano Boeri.

Mundesh me e lexu edhe…

Njihuni me hotelin më të mirë në botë sipas Tripadvisor

Bëhet fjalë për arkitektin 66-vjeçar italian i cili shtriu imagjinatën e botës me pyllin e tij të parë vertikal në Milano një dekadë më parë.

- Advertisement -

Bosco Verticale në distriktin Porta Nuova frymëzoi një gjeneratë të re projektesh ripyllëzimi urban dhe praktika e arkitekturës së Boeri që atëherë ka përhapur dizajnin shumë gjerë – nga Italia në Francë, Zvicra në Shqipëri, Kajro dhe Dubai.

“Wonderwoods Vertical Forest” po zë rrënjë në lagjen e Utrecht midis Croeselaan dhe Jaarbeursboulevard dhe do të jetë gati për banorët deri në verën e vitit 2024.

- Advertisement -

“Do të jetë një model i integrimit të virtytshëm midis arkitekturës dhe natyrës së gjallë, i cili shpresojmë të jetë një instrument që do të përdoret për t’i bërë qytetet gjithnjë e më të gjelbërta”, thotë arkitektja Francesca Cesa Bianchi, partnere dhe drejtore e projektit në Stefano Boeri Architetti.

Cilat janë përfitimet e ndërtesave vertikale pyjore?

Me 300 pemë të 30 llojeve të ndryshme në fasadën e saj dhe mijëra bimë, kulla do të mbajë të njëjtën bimësi si një hektar pyll, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Ky ekosistem urban është i aftë të prodhojë rreth 41 ton oksigjen çdo vit, vlerësojnë arkitektët, ndërsa thith CO2 dhe kap grimcat e imta të pluhurit.

Përveç pastrimit të ajrit, bimët zbutin ndotjen akustike të qytetit.

Veç kësaj, në verë, hija e gjetheve të saj zvogëlon efektin e nxehtësisë – duke ulur temperaturën në fasada dhe brenda ndërtesës.

- Advertisement -

Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në mikroklimën lokale dhe mirëqenien e banorëve, veçanërisht pasi rreziku i valëve të të nxehtit rritet për shkak të ndryshimeve klimatike.

Njerëzit do të ndjejnë gjithashtu përfitimin e kursimit të energjisë, pasi nevojitet më pak ajër i kondicionuar.

Atje, një grup ‘kopshtarësh fluturues’ nga Royal Ginkel Group do të zbresin nga maja e ndërtesës për t’u kujdesur për “banorët jo-njerëzorë” të kullës, siç ndodh sot në Bosco Verticale të Milanos.

Për kë është Wonderwoods Vertical Forest?

- Advertisement -

Projekti Wonderwoods përbëhet nga dy kulla, 105 dhe 70 metra të larta, të cilat do të strehojnë rezidenca dhe zyra. Është kulla më e lartë (Kulla A), e cila do të bëhet një pyll vertikal.

Në përgjithësi, hapësira do të ketë 200 apartamente të llojeve të ndryshme dhe 15,000 metra katrorë zyra.

“Pylli Vertikal Wonderwoods është një projekt për të cilin jemi veçanërisht krenarë, pasi do të presë funksione të hapura si për qytetin ashtu edhe për banorët”, thotë Cesa Bianchi.

- Advertisement -

“Në këtë mënyrë, do të kontribuojë në zgjerimin e njohurive për pyllëzimin urban dhe vertikal, duke u mundësuar gjithnjë e më shumë përdoruesve të përfitojnë nga efektet pozitive që lidhen me afërsinë me bimët dhe pemët”.

Sidoqoftë, Utrecht nuk është qyteti i parë holandez që ka një pyll vertikal. Ndër projektet e tjera nga Stefano Boeri Architetti është Pylli Vertikal Trudo i cili u ndërtua në Eindhoven në vitin 2021.

Pylli vertikal i Eindhoven ishte i pari në botë që ofroi strehime me qira të reduktuara dhe të dizajnuara për të mirëpritur të rinjtë dhe studentët./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Vetura elektrike thyen rekord botëror të shpejtësisë - 96 KM/h për 1.72 sekonda
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Shkencëtarët krijojnë një bateri celulari që mund të ngarkohet për 60 sekonda
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Shkencëtarët përmes inteligjencës artificiale zhvilluan një antibiotik të ri kundër superbaktereve
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Lajm i mirë për fansat e PlayStation – Sony po sjell një pajisje të re për lojtarët

TAGGED: Holande, qyteti me peme, top1, udhe
Arsim Buxhovi May 26, 2023
Shpërndaje
Facebook TwitterEmail Print
Artikulli i mëparshëm Shtëpia në Kosovë që nxori 823 mjekë, doktori shqiptar në Belgjikë tregon historinë familjare
Artikulli i ardhëshëm Foto: TV Inisder 5 fakte për “Rolling in the Deep” nga Adele

Mundesh me e lexu edhe...

Shije

Kuskus me qiqra – sallata që t’i mbushë brinjët

27 Shikime
Foto: Tour Guide Albania
Lajme të miraUdhë

‘The Sun’: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

9 Shikime
People

Sopranoja Besa Llugiqi në veprën “Requiem” të Verdit në TOB në Shkup

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back