Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë ka hapur thirrje për kandidaturën shqiptare në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 97 të Çmimeve OSCAR.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shqiptare fton shtëpitë filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë, si kandidatura shqiptare, në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 97-të, të Çmimeve OSCAR.
Afati i aplikimeve pranë QKK brenda datës 12 shtator 2024.
Kriteret kryesore për pjesëmarrje në këtë kategori:
Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë me metrazh të gjatë, dokumentarë dhe vizatimorë.
1. Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta.
2. Filmi duhet do të ketë bërë premierën në Shqipëri jo më herët se 1 nëntor 2023 dhe jo më vonë se 30 shtator 2024.
3. Filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema, në Shqipëri, brenda datave të mësipërme, për të paktën 7 ditë rresht.
4. Filmi duhet të përmbajë të paktën 50% dialog në gjuhën shqipe.
5. Filmi duhet të jetë bërë me të paktën 50%, aktorë dhe staf shqiptar.
6. Filmi duhet të jetë me subtitra të sakta dhe të lexueshme në gjuhën angleze.
Afati për materialet që dërgohen nga producenti i filmit të përzgjedhur në zyrat e A.M.P.A.S. është ora 17:00, e hënë, 2 tetor, 2024. /Katror.info