Pas pesë ditësh me përballje të forta sportive në Pejë, Qipro ka fituar titullin e kampiones në FIBA U16 Women’s EuroBasket 2025, Divizioni C. Turneu, që mblodhi tetë kombëtare, u përmbyll me një ceremoni festive ku u ndanë çmime e mirënjohje për skuadrat pjesëmarrëse dhe kontribuuesit e organizimit, shkruan Katror.info.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) u vlerësua për organizimin shembullor të kampionatit, duke përmbushur standardet ndërkombëtare të FIBA-s. Peja, qyteti pritës, tregoi kapacitete të shkëlqyera infrastrukturore dhe një atmosferë të zjarrtë sportive falë publikut entuziast që përkrahu çdo ndeshje të basketbollisteve të reja.
Ky kampionat nuk shërbeu vetëm për kurorëzimin e një fitueseje, por edhe si një mundësi për të promovuar sportin e femrave dhe për të përforcuar imazhin e Kosovës si mikpritëse e ngjarjeve ndërkombëtare sportive./Katror.info