Quincy Hall e ka fituar medaljen e artë në vrapim 400 metra.
Vrapuesi amerikan kishte mbetur prapa por la vrullin në metrat e fundit, duke përfunduar i pari me një kohë 43.40 sekonda, i pesti rezultat më i mirë i të gjitha kohërave.
Pas tij erdhi Matthew Hudson-Smith nga Britania e Madhe për të argjendtën, dhe Muzala Samukonga nga Zambia që mori të bronztën. /Katror.info