Qëndrimi i shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, se vendet e tyre duhet të ndjekin vetëm kursin proevropian dhe properëndimor në politikën e jashtme, është në kontrast të thellë me atë të qytetarëve të Serbisë, pjesa më e madhe e të cilëve mendojnë se vendi i tyre duhet të ketë raporte të njëjta me Perëndimin dhe Rusinë, ka treguar një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan, raporton Radio Evropa e Lirë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë vendin më aleat për shumicën e qytetarëve në Kosovë dhe në Shqipëri – ndërsa rrezikun më serioz për pjesën më të madhe të të anketuarve në Serbi dhe në Malin e Zi, ka treguar sondazhi i Institutit Ndërkombëtar Republikan. Përderisa Rusia cilësohet aleatja më e rëndësishme për shumicën e serbëve, qytetarët e tri prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e shohin Serbinë si rrezikun më të madh për vendin e tyre./Katror.info